LAJMI I FUNDIT:

Austri, arsimtari bie me kokë poshtë në borën që arrinte trashësinë e 5 metrave – humb jetën para syve të nxënësve

Austri, arsimtari bie me kokë poshtë në borën që arrinte trashësinë e 5 metrave – humb jetën para syve të nxënësve

Një nga tetë viktimat e motit të ligë në Austri është edhe arsimtari Vilibald S, 62-vjeç, i cili punonte në një gjimnaz.

Së bashku me 9 nxënës kishte shkuar për skijim në Mariceles Bureal, dhe në një moment kishte humbur skinë dhe kishte dalë nga shtegu duke rënë në një hapësirë ku trashësia e borës ishte hiq më pak se 5 metra. Ky burrë i pafat mbeti i ngujuar me kokë poshtë në borë, transmeton Telegrafi.


Edhe pse nxënësit u munduan ta ndihmojnë, ata nuk ia arritën qëllimisht pasi rreziku ishte shumë i madh nëse tentonin ta nxjerrin nga bora ku kishte mbetur i ngujuar.

Megjithatë ekipet e shpëtimit mezi arritën t’i afrohen këtij burri të pafat për shkak të rrezikut të rrëshqitjes së borës, kurse nxënësit e shokuar shikuan arsimtarin duke u vdekur para syve.

Shpëtimtarët që kishin dalë në vendin e ngjarjes kanë pranuar se kurrë më parë nuk ishin ballafaquar me një rast të tillë. Njëri prej tyre ka deklaruar se Vilibald nuk ka pasur gjasa të del nga bora që kishte ngecur.

Sipas raportit të mjekëve arsimtari është ngufatur nga sasia e madhe e botës, kurse për shkak të motit të ligë shumë qytete në Austri kanë mbetur pa energji elektrike e disa edhe pa sinjal të televizionit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Evropa
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori