LAJMI I FUNDIT:

Auditorja e Përgjithshme fton institucionet përgjegjëse që të forcojnë masat për të parandaluar dhe luftuar dhunën në familje

Auditorja e Përgjithshme fton institucionet përgjegjëse që të forcojnë masat për të parandaluar dhe luftuar dhunën në familje

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në bashkëpunim me  Zyrën e UN Women në Kosovë mbajtën tryezë pune ku u prezantuan rezultatet e auditimit të performancës “Efektiviteti i institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje”.

Qëllimi i kësaj tryeze përveç shpalosjes rezultateve të auditimit ishte edhe t’i mbledhë së bashku edhe palët përgjegjëse për zbatimin e rekomandimeve.


Në këtë rast, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe udhëheqësja e UN Women në Kosovë, Vlora Nushi përveç që vlerësuan lartë rezultatet e auditimit shprehen domosdoshmërinë e marrjes së masave për zbatimin e rekomandimeve të auditimit.

Spanca, theksoi se dhuna në familje nuk njeh kufij, prandaj duhet krijuar dhe fuqizuar mekanizmat që parandalojnë dhe luftojnë këtë dukuri.

Si rezultat i këtij auditimi vërehet se institucionet përgjegjëse kanë ndërmarrë një sërë veprimesh për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, megjithatë nuk janë arritur rezultate të kënaqshme për mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave.

“Lufta kundër dhunës në familje nuk është thjesht një detyrë, por një përgjegjësi morale. Bashkë mund të bëjmë më shumë duke krijuar një shoqëri ku dëgjohen zërat e të pambrojturve, të përmirësojmë situatën për viktimat e dhunës në familje dhe të krijojmë një shoqëri më të sigurt dhe të drejtë për të gjithë”, deklaroi Spanca.

Ndërsa, Haxhiu, shprehu mirënjohjen dhe respektin për punën audituese duke theksuar se mirëpret raportin si të parin e këtij lloji në vend nga Zyra Kombëtare e Auditorit.

Më tej ministrja Haxhiu ka përmendur disa nga nismat, dhe rezultatet e arritura nga Ministria e Drejtësisë, siç janë, hartimi i Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022-2026, hartimi i Zyra Kombëtare e Auditimit, Departamenti për Komunikim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Protokollit Shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunimeve seksuale; miratimi i Kurrikulës mbi zhvillimin e Programeve për Kryesit e Dhunës në Familje dhe Dhunës ndaj Grave; miratimi i Projektligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit; miratimi i Projektligjit për Ndihmë Juridike Falas, Plotësim/ndryshimi i Kodit Penal dhe miratimi i ndryshimeve të bëra në Kodin e Procedurës Penale; fuqizimi institucional e financiar i strehimoreve, në mbi 100% më shumë se në vitet e kaluara, dhe një sërë nismash të tjera të cilat gradualisht po ngritën në kuadër të standardeve të asaj që njihet si Konventa e
Stambollit.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tha se edhe përkundër përpjekjeve shumë vjeçare të institucioneve, përkundër angazhimit dhe masave të ndërmarra, rastet e dhunës në familje janë shtuar.

Ai theksoi se kjo mund të merret edhe si rezultat i vetëdijesimit dhe raportimit të rasteve, por kjo nuk e eviton faktin se dhuna në familje është shumë prezente në shoqërinë tonë.

Kjo shton nevojën që institucionet dhe në përgjithësi si shoqëri, të reagojmë dhe të marrim të gjitha masat për të luftuar këtë dukuri.

Shefja e Zyrës së UN Women në Kosovë, Vlora Nushi, tha se buxhetimi i përgjegjshëm gjinor dhe rritja e efikasitetit institucional në trajtimin e rasteve të dhunës në familje janë dy anë të së njëjtës medalje.

“Ne si UN Women, e shohim si vendimtare përfshirjen dhe intensifikimin e buxhetimit gjinor në çdo aspekt, meqë vetëm në këtë mënyrë investimi në përmirësimin e jetës së grave është më i qëndrueshëm. Jemi të lumtur që kemi pasur mundësinë të ofrojmë asistencë teknike në këtë raport brenda kornizës së programit ‘Financimi transformativ për Barazi Gjinore drejt një qeverisjeje më Transparente, Gjithëpërfshirëse dhe Llogaridhënëse në Ballkanin Perëndimor’ i cili implementohet në nivel rajonal dhe financohet nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit
Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida)”, theksoi Nushi.

Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, në përmbyllje të tryezës theksoi se “është detyrim kushtetues i shtetit që të sigurojë të drejtën e qytetarëve për jetë, prandaj
puna e përbashkët e drejtuesve institucional sjellë më shumë rezultate në luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori