LAJMI I FUNDIT:

Auditori gjen shumë parregullsi në Komunën e Lipjanit

Auditori gjen shumë parregullsi në Komunën e Lipjanit

Kryetarit të komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, duket se do ti dal punë me organet e drejtësisë për dallaveret me tender.

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka gjetur një mal të parregullsive në këtë komunë lidhur tenderët e nënshkruar nga kryetari Ahmeti.


Në disa raste është konstatuar se ishin paguar para dhe pranuar projekte nga komuna, në marrëveshje me kompanitë ndërsa punët nuk ishin kryer fare.

“Te kontrata “Rregullimi i trotuareve në fshatin “Gadime e epërme – Gadime e ulët” me vlerë 165,500€, ekipi i auditimit së bashku me menaxherin e projektit ka bërë ekzaminim fizik dhe ka konstatuar se pozicioni (19) furnizimi dhe punimi i murit të betonit të armuar rrjetë ø10 dy shtresa h=100cm, t=30cm në vlerë prej 7,920 euro, ishte paguar por nuk ishte përfunduar nga ky operator”, thuhet në raport.

Nuk është kjo kontrata e veteme e paguar pa u kryer punët, shkruan Gazeta Fjala.

Te projekti “Ndërtimi i rrethojës së SHFMU Ernes Koliqi në Babush paralelja e ndarë në Gadime të ulët” me vlerë 17,234 euro, audotori ka gjetur se vendosja e gypave ishte e metalit të ndryshkur dhe jo të betonit siç kërkohej me kontratë.

Në dy kontrata për projekte kapitale, auditori ka vërejtur që komuna nuk kishte aplikuar ndëshkimet për kontraktuesit që kishin pasur vonesa në realizimin e planit dinamik të punimeve.

Ndërkaq, nga 48 kontrata të tjera të nënshkruara nga kjo komunë ka pasur gjithsejtë 17 ankesa për kontrata bazë të nënshkruara për investime kapitale. Sipas Auditorit të Përgjithshëm numri i lartë I ankesave ka ardhur si rezultat i mos planifikimit adekuat të para masës dhe parallogaritë dhe në mungesë të projekteve kryesore.

Në këtë komunë në dy raste zyra e prokurimit nuk e kishte përgatitur dosjen e tenderit sipas para masës dhe parallogaritë të kërkuara nga njësia kërkuese, shkruan Gazeta Fjala.

Këto raste sipas auditorit tregojnë për shkeljen e ligjit të prokurorimit po ashtu shfaqin dobësi në këtë proces.

Ndërkaq komuna është dëmtuar financiarisht në pagesa e ekzekutuara në tërësinë e shumës së kontraktuar, duke e krahasuar me punët të pranuara.

Auditori kërkon llogari nga kryetari për moszbatim të kërkesave.

“Rrjedhimisht, duhen vendosur kontrolle të shtuara tek mbikëqyra e projekteve në mënyrë që punimet të kryhen sipas paramasës dhe parallogarisë”, thuhet në raportin e auditorit.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori