Ndërsa njerëzit po vazhdojnë të favorizojnë llojet e tjera, është e natyrshme të presësh që disa segmente tradicionale të automjeteve të zhduken në të ardhmen e afërt.

Segmenti i makinave të vogla, me motorë të vegjël me tre dhe katër cilindra – me siguri po jeton në muajt e fundit pasi ka indikacione nga prodhues të ndryshëm të automjeteve që këto do të dalin në pension gjatë dekadës së ardhshme apo ndoshta pak më tej.

Dhe Audi është prodhuesi më i fundit që konfirmon se modeli i nivelit të tillë do të ndërpritet së prodhuari, përcjell Telegrafi.

Kështu Audi bëri të ditur për ndërprerjen e mundshme të A1 në shkurt të këtij viti kur shpjegoi se është e kushtueshme dhe ekonomikisht e padobishme për të elektrizuar makina të vogla.

Sapo A1 të dalë nga prodhimi, Q2 ka të ngjarë të bëhet oferta e nivelit fillestar të Audi pasi prodhuesi i automjeteve “nuk mund të bëjë diçka më të vogël”. /Telegrafi/