LAJMI I FUNDIT:

Audi A4 2009 – Kombinimi i veturës sportive dhe luksoze

Audi A4 2009 – Kombinimi i veturës sportive dhe luksoze

I ridizajnuar plotësisht për vitin 2009, Audi A4 kombinon një brendësi të pasur me manovrim të rafinuar, të shkathët dhe rezultate të larta sigurie, duke e bërë atë një zgjedhje të mirë për këdo që kërkon një makinë të përmasave të mesme të vitit 2009.

Kur ishte e re, kritikët vlerësuan Audi A4 të 2009 për përzierjen e menaxhimit të mirë të një makine sportive, me brendësinë e cilësisë së lartë dhe komode të një makine luksoze. A4 nuk është as makina sportive më e shpejtë dhe as makina luksoze më e pasur, por përzierja e të dyjave. Dhe për këtë arsye kjo makinë tërheq shumë njerëz.


Të apasionuarit pas vozitjes duhet të shikojnë shembullin Audi Drive Select, i cili i lejon shoferit të rregullojë cilësimet e ngasjes dhe pezullimit për rehati të shtuar ose performancë më të mirë.

Audi A4 e 2009-tës është në dispozicion me dy motorë. I pari është motor “turbocharge” me katër cilindra me 211 kuaj fuqi dhe i dyti është motor V6 me 3.2 litra, që prodhon 265 kuaj fuqi.

Vlerësuesit i kanë pëlqyer të dy motorët, dhe megjithëse V6 ka më shumë kuaj fuqi, “turbo-charge” ka më shumë rrotullime, gjë që e bën të ndihet më i shpejtë nga një ndalesë.

Modelet me katër cilindra janë me lëvizje të përparme ose me të gjitha rrotat, ndërsa modelet V6 janë vetëm me të gjitha rrotat.

Kritikët e kanë pëlqyer brendësinë e A4, duke thënë se ka materiale me cilësi të lartë dhe ka një dizajn të këndshëm. Ata thonë se ulëset e përparme janë të rehatshme dhe të bollshme, kurse ulëset e pasme kanë më shumë hapësirë për këmbët sesa modeli i vitit 2008.

Hapësira maksimale e bagazhit te A4 është 3.6 metër kub. Pajisjet e disponueshme në këtë makinë përfshijnë navigimin, stereo Bang dhe Olufsen, kontrollin e klimës me tre zona, Bluetooth dhe sensorë parkimi të pasmë.

Shijoni pamjet e një AUDI A4 të xhiruara nga Telegrafi Maqedoni: