LAJMI I FUNDIT:

ATOMI organizon kursin e Neuroshkencës me ligjërues nga Britania e Madhe

ATOMI organizon kursin e Neuroshkencës me ligjërues nga Britania e Madhe

Instituti ATOMI ka filluar sot kursin e Neuroshkencës me gjithsej 15 ligjërata intensive, të cilin atomistët do ta ndjekin gjatë pesë ditëve në vijim (2 – 6 prill 2018). Në kuadër të këtij kursi atomistët do të kenë mundësi të marrin njohuri themelore mbi neuroshkencën dhe zhvillimet e fundit shkencore në këtë fushë relativisht të re shkencore.

Ky kurs ligjërohet nga 5 studentë të doktoratës në Neuroshkencë të “University College London” (UCL), përkatësisht “Sainsbury Wellcome Centre” (SWC) të Britanisë së Madhe dhe organizohet në kuadër të Shkollës+ të Projektit ATOMI.


Ky aktivitet organizohet falas për atomistët dhe është mundësuar fal nismës/projektit “BrainCamp Kosovo” të studentes së doktoratës së UCL-së, Egzona Morina, e cila me vullnetarizmin e vet, me përkrahje nga UCL-SWC, me ndihmën e kolegëve të saj dhe në bashkëpunim me Institutin ATOMI ka mundësuar që edhe të rinjtë nga Kosova, në këtë rast atomistët, të njihen dhe të mësojnë më shumë rreth disiplinave të reja shkencore, siç është Neuroshkenca, me shpresë se në të ardhmen ndokush nga atomistët do të studiojë dhe kontribuoi në zhvillimin dhe avancimin e kësaj fushe shkencore.

Me këtë rast, Instituti ATOMI falënderon iniciatoren e këtij aktiviteti, Egzona Morina, universitetin britanik “University College London”, qendrën “Sainsbury Wellcome Centre” të këtij universiteti për përkrahjen e kësaj iniciative, si dhe të gjithë kolegët tjerë të Egzonës, studentë të doktoratës në UCL: Anna Lebedeva, Francesca Greenstreet, Jesse Geerts dhe Simon Thompson, të cilët kanë ardhur si ligjërues vullnetarë për ta mbajtur kursin e Neuroshkencës për atomistët në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori