LAJMI I FUNDIT:

Atletico rivalizon Arsenalin për Marcos Llorenten

Atletico rivalizon Arsenalin për Marcos Llorenten

Atletico Madridi kërkon Marcos Llorenten nga Reali.

Talenti spanjoll i rritur në akademinë e Los Blancos, ka gjithnjë e më pak hapësira te skuadra e Zidane, pasi në mesfushë trajneri francez po i beson gjithnjë e më shumë kroatit Mateo Kovacic.


Gjithsesi për momentin Atletico nuk mund të bëjë blerje, për shkak të pezullimit të FIFA-s, por në muajin janar Llorente mund të veshë fanellën kuqebardhë.

Llorente shkëlqeu në Kampionatin Evropian U21.

Për lojtarin ka shfaqur interesim edhe Arsenali nga Liga Premier. /SS/Telegrafi/