LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madridi vazhdon me fitore, mposht bindshëm Mallorcan

Atletico Madridi vazhdon me fitore, mposht bindshëm Mallorcan

Atletico Madridi ka shënuar fitore ndaj Mallorcas me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 32-të në La Liga.

Ndeshja nisi më mirë për mysafirët që gjetën golin të parët.


Matija Nastasic shënoi në minutën e 20-të për 1-0.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë në skenë doli Rodrigo de Paul që shënoi për 1-1.

Los Colchoneros e nisën mirë edhe pjesën e dytë, duke arritur të shënonin me Alvaro Moratan për 2-1.

Në minutën e 77-të vetëm se u konfirmua fituesi, kur Antoine Griezmann asistoi te Yannick Carrasco që shënoi për 3-1.

Vedat Muriqi u fut në lojë në minutën e 56-të, por nuk arriti të lërë shenjë.

Atletico Madridi përforcon pozitën e tretë me 63 pikë, ndërsa Mallorca mbetet e 11-ta me 40 pikë. /Telegrafi/