Atletico Madrid - Barcelona, formacionet zyrtare të derbit të javës në La Liga

Atletico Madridi dhe Barcelona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.
Bluagranët janë mysafir të Los Cholchoneros në takimin e vlefshëm për javën e 15-të, i cili zhvillohet në Wanda Metropolitano nga ora 21:00.
Ekipi i Ernesto Valverdes vjen në këtë ndeshje pas dy fitoreve radhazi dhe synon fitoren e tretë për t'i rikthyer pozitën e parë në tabelë.
Edhe vendasit e Diego Simeones janë në formë të lartë dhe synimi i tyre gjithashtu janë tri pikët për të mbetur në hap me Barcelonën dhe Real Madridin.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Atletico: Oblak; Trippier, Felipe, Hermoso, Saul; Correa, Herrera, Thomas, Koke; Felix, Morata;
Barcelona: Ter Stegen; Roberto, Pique, Lenglet, Firpo; Rakitic, De Jong, Arthur; Messi, Suarez, Griezmann;
/Telegrafi/













































