Me epërsi prej një goli (1-0), Atletico Madridi ka triumfuar përballë Liverpoolit në Wanda Metropolitano, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Pas një harkimi nga këndi, Saul reagoi më së miri në zonë duke e zhbllokuar rezultatin (4’). Szymon Marciniak gjyqtari e rishikoi përmes sistemit VAR për pozitë jashtë loje, por u konfirmua se goli ishte i rregullt.
Në vazhdim, Alisson priti një rast të mirë nga Alvaro Morata, ndërkohë që një gol i Mohamed Salah u anulua për pozitë të mëparshme jashtë loje.
Saul Niguez e shënoi golin e vetëm në ndeshje (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)
Salah u tregua përsëri i rrezikshëm, mirëpo rezultati mbeti i pandryshuar dhe Los Rojiblancos shkuan në pushim me epërsi prej një goli.
Një shans shumë të mirë shënimi, Mohamed Salah e pati në pjesën e dytë. Pas një harkimi në zonë, ai goditi për mrekulli me kokë, mirëpo topi shkoi pranë shtyllës.
Mohamed Salah nuk u tregua efektiv (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)
Morata ka mundur të shënonte po të mos kishte rrëshqitur, derisa në anën tjetër rrezikoi Jordan Henderson.
Rezultati 1-0 lë gjithçka hapur, mirëpo përparësia e Atletico Madridi është se nuk ka pranuar gol në terren vendas. Nga ana tjetër, Liverpooli do ta ketë përparësinë e stadiumit në ndeshjen kthyese në Anfield. /Telegrafi/
SAUL #NIGUEZ puts Atletico 1-0 up⚽️ pic.twitter.com/gFPtuIr5R3
— footballsta (@footbalsta_) February 18, 2020