LAJMI I FUNDIT:

ATK-ja për katër muaj grumbulloi 164.4 milionë euro

ATK-ja për katër muaj grumbulloi 164.4 milionë euro

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imer, ka thënë se ky institucion nga janari deri në prill të këtij viti nga të hyrat e rregullta ka mbledhur 164.4 milionë euro.

Imeri në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” ka bërë me dije se janë arkëtuar mbi 56.3 milionë euro të hyra për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK).


“Kjo konfirmon se performanca e të hyrave vazhdimisht është duke u rritur, duke marrë parasysh përkushtimin e menaxhmentit të ATK-së për zbatimin e strategjisë 2015- 2020, si dhe planeve operative të hartuara për këtë vit. Vlen të përmendet se përmbushja vullnetare është në nivel të kënaqshëm, marrë parasysh edhe vizitat në terren të cilat realizohen, e të cilat nuk kanë karakter vetëm përmbushës, por edhe edukativ (edukimi i tatimpaguesve për kryerjen me kohë të obligimeve tatimore, në mënyrë që mos të ndëshkohen administrativisht)”, ka thënë ai.

Ndërkaq sa i përket pjesë së veriut, Imeri ka thënë se të hyrat që janë mbledhur nga kjo pjesë janë në vlerë 1.4 milion euro për vitin 2017. /Telegrafi/