LAJMI I FUNDIT:

ATK ia rikujton bizneseve obligimet

ATK ia rikujton bizneseve obligimet

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), rikujton të gjithë tatimpaguesit se janë të obliguar të mbajnë librat dhe regjistrimet konform legjislacionit tatimor.

Tatimpaguesit të cilët krijojnë dhe mbajnë dokumentacione jo në rregull, si: shitje pa destinim-personave fizik, blerjet nga personat fizik, mos-dokumentimi dhe dokumentimi fiktiv, malli pa prejardhje-origjinë, fryrja e shpenzimeve, lëshimi i kuponëve fiskal nga distributorët, nënvlerësimi i çmimeve nga importi, mos-lëshimi i kuponëve fiskal, mbajtja e stoqeve dhe saktësia e tyre, dokumentimet tjera jo-reale, kreditimi dhe humbja e vazhdueshme, do të jenë në fokusin e ATK-së, derisa të arrihen objektivat për krijimin e një klime të volitshme për të gjitha bizneset.


ATK vlerëson se numri i tatimpaguesve, të cilët krijojnë dhe mbajnë dokumentacionin jo në rregull është i konsiderueshëm, i cili shkakton efekte negative në aktivitetet biznesore, krijonklimë jo konkurruese dhe jo lojale për vet operimin e biznesit dhe njëkohësisht krijon humbje për buxhetin e Kosovës.

“Në identifikimin e rasteve të tilla, ATK, në bazë të kompetencave është e autorizuar që të ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të verifikimit të librave dhe regjistrimeve të tatimpaguesve dhe përcaktimit të drejt të detyrimeve tatimore. Vetëm tatimpaguesit, të cilët vullnetarisht mbajnë dhe prezantojnë librat dhe regjistrimet në harmoni me Legjislacionin Tatimor, nuk do të bëhen objekt ndëshkimi nga ana e ATK-së. Tatimpaguesit të cilët nuk kanë përmbushur vullnetarisht detyrimin e tyre – mbajtjen dhe prezantimin e librave dhe regjistrimeve, i ftojmë që vullnetarisht të bëjnë korrigjimet e nevojshme për të reflektuar gjendje reale mbi afarizmin e tyre, sepse në këtë mënyrë Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat, ju ofron lehtësira për tatimin shtesë të /pa deklaruar me kohë”, thuhet në komunikatën e ATK-së. /Telegrafi/