LAJMI I FUNDIT:

Atentat në Elbasan, tre të vdekur

Atentat në Elbasan, tre të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, teksa bilanci ka qenë vërtetë tragjik.

Një makinë është sulmuar me armë, teksa lëvizte në aksin Elbasan-Metalurgjik, ndërsa kanë mbetur të vrarë 3 shtetas që udhëtonin në mjet.


Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në zonën e krimit dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë, raporton TCH.

Atentatorët janë larguar drejt Peqinit me një mjet me targa të huaja, ndërsa një nga viktimat dyshohet se është shtetas turk.