LAJMI I FUNDIT:

ATË I NATËS

ATË I NATËS
LOS ANGELES, CA - FEBRUARY 06: Honoree Bob Dylan speaks onstage at the 25th anniversary MusiCares 2015 Person Of The Year Gala honoring Bob Dylan at the Los Angeles Convention Center on February 6, 2015 in Los Angeles, California. The annual benefit raises critical funds for MusiCares' Emergency Financial Assistance and Addiction Recovery programs. For more information visit musicares.org. (Photo by Michael Kovac/WireImage)

Poezi nga: Bob Dylan
Përktheu: Fadil Bajraj

Atë i natës, Atë i ditës
Atë, që largon errësirën
Atë, që mëson zogun si të fluturojë
Ndërtues i ylberëve në qiell
Atë i vetmisë dhe dhimbjes
Atë i dashurisë dhe Atë i shiut


Atë i ditës, Atë i natës
Atë i të zezës, Atë i të bardhës
Atë, që ngre malin aq lart
Që i jep formë resë lart në qiell
Atë i kohës, Atë i ëndrrave
Atë, që vë në lëvizje lumenjtë dhe përrenjtë

Atë i drithit, Atë i grurit
Atë i të ftohtit, Atë i të ngrohtit
Atë i ajrit dhe Atë i pemëve
Që banon në zemrat tona dhe kujtimet tona
Atë i minutave, Atë i ditëve
Atë që solemnisht më së shumti e falënderojmë