LAJMI I FUNDIT:

Atalanta 2-1 Roma, nota e Gjimshitit dhe të tjerëve

Atalanta 2-1 Roma, nota e Gjimshitit dhe të tjerëve
Atalanta - Roma (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Atalanta ka arritur të fitojë me rezultat 2-1 ndaj Romës në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Serie A.

Roma e nisi mirë ndeshjen, por në pjesën e dytë patën rënie nga loja duke humbur takimin dhe hapin për pozitën e katërt.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Jose Palomino (51’) dhe Mario Pasalic (60’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënoi Edin Dzeko (45’).

Atalanta fiton me rikthim ndaj Romës, Gjimshiti asiston tek njëri gol
Lexo po ashtu Atalanta fiton me rikthim ndaj Romës, Gjimshiti asiston tek njëri gol

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte zëvendësuesi Pasalic, i cili pas golit të fitores u vlerësua me notë 7.6.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin vendas Pierlugi Gollini që u notua me 5.8.

Për 90 minuta në këtë përballje luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, i cili pati paraqitje superiore duke qenë i dyti më i vlerësuari me notë 7.5.

Atalanta:

Roma:

/Telegrafi/