LAJMI I FUNDIT:

Ata morën qytetin, pastaj shtëpitë e tyre – rrëfimi i ukrainasve ‘që panë dhe filmuan çdo hap’ se si rusët gjendeshin çdo ditë e më afër apartamenteve të tyre

Ata morën qytetin, pastaj shtëpitë e tyre – rrëfimi i ukrainasve ‘që panë dhe filmuan çdo hap’ se si rusët gjendeshin çdo ditë e më afër apartamenteve të tyre

Për ditë të tëra, Roman Naumenko dhe fqinjët e tij në kompleksin e apartamenteve në Pokrovsky jashtë Kievit panë nga vetëm disa kilometra larg ndërsa forcat ruse përpiqeshin të merrnin një aeroport aty pranë.

“Pashë helikopterë që gjuanin njëri pas tjetrit”, tha ai. “Ishte një tronditje e madhe. Nuk mund ta besoja se ishte e vërtetë”.


Dhe banorët do të qëndronin jashtë ndërtesave të tyre për të filmuar shkatërrimin me celularët e tyre.

Forcat ruse çdo ditë e më shumë i afroheshin kompleksit të apartamenteve. Më 3 mars, një nga ndërtesat u godit drejtpërdrejt nga një raketë.

Një menaxher ndërtimi i tha New York Times se më shumë se 150 familje ndodheshin në kompleksin rezidencial me 14 ndërtesa në atë kohë, përcjell Telegrafi.

Ish-deputetja ukrainase duke përdorur një sistem antitank – gazetari i Reuters sjell fotografi nga vija e frontit në rajonin e Kiev
Lexo po ashtu Ish-deputetja ukrainase duke përdorur një sistem antitank – gazetari i Reuters sjell fotografi nga vija e frontit në rajonin e Kiev

Dhe pastaj, më vonë atë ditë, ushtarët ishin në derën e zotit Naumenko.

“Ne pamë këmbësorinë ruse në kamerën e sigurisë së ndërtesës sonë”, tha ai. “Që nga ai moment, rusët qëndruan aty”.

Ata gjithashtu detyruan të qëndrojnë rreth 200 banorë, duke marrë peng shumë prej tyre në bodrumet e ndërtesave të tyre, duke i detyruar të dorëzojnë telefonat dhe duke “pushtuar” banesat e tyre.

Nga dronët te raketat, këto janë pajisjet ushtarake që aleatët po i dërgojnë Ukrainës
Lexo po ashtu Nga dronët te raketat, këto janë pajisjet ushtarake që aleatët po i dërgojnë Ukrainës

Të tjerët ishin në gjendje t’i shpëtonin zbulimit, por në thelb ishin ende të burgosur në shtëpitë e tyre pasi forcat ruse u zhvendosën në ndërtesa, ku strehoheshin 560 familje dhe kapën pozicionet e snajperëve.

Mediumi në fjalë intervistoi disa banorë të kompleksit të apartamenteve, rreth 15 kilometra në veriperëndim të Kievit.

Të gjithë përjetuan sulme dhe burgosje përpara se të gjenin një rrugë shpëtimi, përcjell Telegrafi.

U 'detyruan' të marrin pjesë, pamje që tregojnë 'largimin masiv të rusëve nga tubimi pro-luftë i Putinit'
Lexo po ashtu U 'detyruan' të marrin pjesë, pamje që tregojnë 'largimin masiv të rusëve nga tubimi pro-luftë i Putinit'

Duke përdorur pamjet nga kamerat e sigurisë dhe celularët, si dhe nga llogaritë e tyre, The Times ishte në gjendje të bashkonte atë që panë dhe ndjenin ndërsa forcat ruse u mbyllën brenda.

“Ishte vërtet e frikshme”, tha banorja 49-vjeçare Lesia Boroduk. “I kam dërguar mesazh vajzës sime. Unë i thash lamtumirë asaj. I thashë se ndoshta do të na bombardojnë tani”.

Jashtë parkingut, kamerat e sigurisë treguan automjete dhe ushtarë.

Ushtarët vendosën mitralozë të rëndë dhe detyruan një burrë të futej në një ndërtesë nën kërcënimin e armëve.

Ksenia, e cila kërkoi të identifikohej vetëm me emrin e saj të parë, shikonte me burrin dhe fëmijët e saj nga dritarja e katit të dytë teksa ushtria ruse i afrohej ndërtesës së tyre.

“Ne nuk e dinim se çfarë mund të ndodhte me ne”, ka rrëfyer ajo. “Ishte thjesht një gjendje totale frike”.

Pse marrëdhëniet midis Xi Jinpingut dhe Vladimir Putinit nuk do të ndryshojnë, edhe nëse Kina 'nuk e mbështet pushtimin rus të Ukrainës'?
Lexo po ashtu Pse marrëdhëniet midis Xi Jinpingut dhe Vladimir Putinit nuk do të ndryshojnë, edhe nëse Kina 'nuk e mbështet pushtimin rus të Ukrainës'?

Ndërkohë një grup ushtarësh përdorën pushkë për të thyer derën hyrëse të një pallati.

Pasi hynë brenda, ata hynë në ashensor dhe i shkatërruan kamerat e sigurisë. Banorët thanë se në disa ndërtesa, ushtarët thyen dyert dhe bastisën banesat.

Sipas banorëve që folën për The Times, brenda disa orësh, trupat ruse kishin “pushtuar” të gjithë kompleksin dhe kishin bllokuar rreth 200 civilë brenda ndërtesave të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Kalo në kategori