Unai Emery nuk i beson Juventusit dhe mungesave të shumta, duke e krahasuar me Real Madridin dhe Bayern Munichun.

Trajneri i Aston Villas në konferencën për shtyp foli për ndeshjen kundër bardhezinjve, të planifikuar për nesër nga ora 21:00 në “Villa Park".


“E shikuam dhe analizuam Juventusin në kampionat dhe Ligën e Kampionëve, ata janë shumë të fortë në mbrojtje. Me dhe pa top ata po ndërtojnë ekipin duke u përpjekur të mbajnë posedimin dhe dominojnë lojërat me topin”.

unai emery 1

"Juve është një nga skuadrat më të mira në botë, si Real Madrid në Spanjë, Bayern në Gjermani dhe PSG në Francë. Liga e Kampionëve është gara më e mirë dhe ne shpresojmë të luajmë sa më shumë ndeshje”.

“Shpresojmë të fitojmë nesër, por Juventusi është favorit dhe duke marrë parasysh 9 pikët tona në renditje, edhe një barazim në fund nuk do të ishte një rezultat i keq”, deklaroi Emery që kishte fjalë shumë të mira edhe për Thiago Mottan. /Telegrafi/

telegrafi sport app