LAJMI I FUNDIT:

Aston Martini i ri: Për 10 sekonda, nga zero deri në 321 km/h (Foto)

Aston Martini i ri: Për 10 sekonda, nga zero deri në 321 km/h (Foto)

AM-RB 001 është modeli që po punohet në fshehtësi nga  Aston Martin, në bashkëpunim me Red Bull Racing.

Në fillim të vitit është bërë e ditur pamja e jashtme e makinës, por që atëherë gjithçka ka mbetur e fshehur pa u dhënë asnjë detaj, transmeton Telegrafi.


Por, Wall Street Journal ia ka dalë të nxjerr disa informata zyrtare, të cilat janë po aq të çmendura sa edhe dukja e kësaj hipermakine.

Raportohet se kjo bishë do të lëviz me shpejtësi të rrufeshme, e cila nga zero deri në 321 kilometra në orë arrin për dhjetë sekonda. E gjitha kjo fal njëmijë kuajfuqive, aerodinamikës dhe peshës së lehtë.

Mirëpo, për të pasur një model të tillë, duhet të paguhet hiq më pak se 2.8 milionë euro.

Nuk bëhet e ditur se kur do të lansohet, por dyshohet se mund të ndodhë në fillim të vitit 2019. /Telegrafi/

aston-martin-i-ri-do-te-arrije-shpejtesine-nga-zero-deri-ne-321-kmh-per-dhjete-sekonda-foto-2

aston-martin-i-ri-do-te-arrije-shpejtesine-nga-zero-deri-ne-321-kmh-per-dhjete-sekonda-foto-3

aston-martin-i-ri-do-te-arrije-shpejtesine-nga-zero-deri-ne-321-kmh-per-dhjete-sekonda-foto-4

aston-martin-i-ri-do-te-arrije-shpejtesine-nga-zero-deri-ne-321-kmh-per-dhjete-sekonda-foto-5