LAJMI I FUNDIT:

Assange do të merret në pyetje nga kryeprokurorja suedeze

Assange do të merret në pyetje nga kryeprokurorja suedeze

Kryeprokurorja suedeze ka mbërritur në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, për të marrë në pyetje themeluesin e “Wikileaks”, Julian Assange, në lidhje me akuzat për përdhunim me të cilat përballet në Suedi.

Edhe pse ai e mohon të ketë përdhunuar një grua suedeze në vitin 2010, kryeprokurorja ka mbërritur për të dëgjuar deklaratat e tij me ndërmjetësimin e një prokurori ekuadorian, i cili do t’ia drejtojë pyetjet Assange.


Themeluesi i “Wikileaks” fitoi të drejtën e azilit nga Ekuadori dhe strehohet në ambasadën e këtij shteti në Britani që prej 4 vitesh, duke iu frikësuar ekstradimit të mundshëm në Suedi, apo edhe në Shtetet e Bashkuara.

Assange nga ana e tij thotë se akti seksual mes dy personave në fjalë ka qenë konsensual dhe beson se akuza e ngritur ndaj tij është e motivuar politikisht.

Akuza lidhet me kohën kur Assange bëri një vizitë në Stockholm të Suedisë në gusht të vitit 2010 për të dhënë një leksion.

Ai ka refuzuar të udhëtojë drejt vendit nordik për t’u marrë në pyetje, nga frika se mund të ekstradohet në SHBA, aty ku akuzohet për publikimin e mbi 500 mijë dosjeve sekrete ushtarake mbi luftërat në Afganistan dhe Irak.

Në Ambasadën e Ekuadorit ai nuk mund të preket as nga autoritetet britanike, të cilët e ruajnë prej vitesh në dyert e këtij institucioni, në rast të ndonjë daljeje të mundshme të tij për t’u “arratisur”.

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Botë
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

Evropa
Kalo në kategori