LAJMI I FUNDIT:

Assad: Fitorja në Aleppo do të ndryshojë rrjedhën e luftës në Siri

Assad: Fitorja në Aleppo do të ndryshojë rrjedhën e luftës në Siri

Presidenti sirian, Bashar al-Assad tha sot se fitorja në Aleppo do të jetë një fazë kyçe në përfundimin e luftës në Siri.

Assad bëri këtë deklaratë pasi trupat e tij pushtuan pjesën e vjetër të qytetit dhe morën kontrollin mbi shumicën e pjesëve të qytetit që kontrolloheshin nga rebelet në qytetin e dytë më të madh në Sirisë, transmeton KosovaPress.


Pjesa jugore e Aleppos, që kontrollohej nga rebelet e opozitës, është përballur me bombardime dhe sulme të vazhdueshme të ushtrisë së Assadit dhe aeroplanëve bombardues rusë.

Kjo pjesë e qytetit ishte futur në një rrethim të plotë, duke mos pasur asnjë mundësi për furnizime me ushqime, medikamente, veshmbathje dhe kohëve të fundit ka munguar edhe ujë.