Asnjë pacient me COVID-19 nuk është i shtrirë në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se bazuar në raportimet klinikave të Qendrës Klinike Universitare, asnjë pacient me COVID-19 pozitiv nuk është duke u trajtuar në QKUK, ndërkaq në spitalet e përgjithshme ka katër pacientë të konfirmuar me COVID-19.
Sipas SHSKUK-së, në QKUK po trajtohen 29 pacientë post COVID-19, kurse në spitalet e përgjithshme janë 6 pacientë, raporton Telegrafi.
Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 9 pacientë janë me oksgjeno-terapi, kurse në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
- Klinika Infektive, 4 pacientë me post COVID-19
- Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë me post COVID-19
- Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient
- Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
- Spitali i Prizrenit, 1 pacient
- Spitali i Pejës, 2 pacientë
- Spitali i Ferizajt, 2 pacientë /Telegrafi/





















































