LAJMI I FUNDIT:

Asnjë marrëveshje, parlamenti i Libisë voton kundër përfshirjes së Turqisë

Asnjë marrëveshje, parlamenti i Libisë voton kundër përfshirjes së Turqisë

Parlamenti i Turqisë kaloi një mocion në fillim të kësaj jave për të lejuar një ndërhyrje ushtarake në Libi.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Fayez Serraj, kreu i qeverisë së Libisë, nënshkruan të dy marrëveshjet e diskutueshme në një takim në Stamboll në nëntor, transmeton Telegrafi.


Të shtunën parlamenti, i cili mbështet një administratë rivale në Libinë lindore, hodhi poshtë marrëveshjet.

Parlamenti gjithashtu votoi unanimisht për të shkurtuar marrëdhëniet me Turqinë dhe për të akuzuar Fayez Serraj për “tradhti të lartë”, sepse ai kërkoi ndihmën ushtarake të një fuqie të huaj, i tha zëdhënësi i shtëpisë, Abdullah Bleihaq, për agjencinë dpa.

Të enjten, parlamenti i Turqisë miratoi një mocion për të lejuar një ndërhyrje ushtarake në Libi, duke votuar në favor të një mandati një vjeçar për të vendosur trupa në mes të një lufte civile të përshkallëzuar.

Ende nuk është e qartë nëse administrata e Serraj do t’i përmbahet votës nga parlamenti i zgjedhur i Libisë. Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Serraj po lufton me forcat lindore të udhëhequra nga komandanti ushtarak renegat, Khalifa Haftar.

Në prill, Ushtria Kombëtare Libiane e Haftarit (LNA) nisi një sulm për të kapur kryeqytetin e Libisë, Tripoli. /Telegrafi/