LAJMI I FUNDIT:

ASK: Ngriten çmimet e importit në Kosovë

ASK: Ngriten çmimet e importit në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e çmimeve të importit për tremujorin e dytë (TM) të këtij viti.

Çmimet e importit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 0.7 për qind në TM2 2016, krahasuar me TM1 2016. Ngritja më të mëdha e çmimeve sipas sektorëve ishte te produktet minerale me 5.8 për qind; shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve me 3.2 për qind; metalet bazë dhe artikujt e tyre me 1.9 për qind; artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani me 0.8 për qind; letrat dhe artikujt e saj me 0.5 për qind; druri dhe artikujt e tij me 0.2 për qind; dhe lëkurat dhe artikujt e saj me 0.1 për qind.


Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te produktet bimore ne -3.7 për qind; vajrat ushqyese me -3.5 për qind; tekstili dhe artikujt e tekstilit me -3.4 për qind; plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre me -1.6 për qind; këpucët me -1.4 për qind; artikujt e ndryshëm të prodhuar me -0.7 për qind; instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës – me 0.5 për qind; pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike me -0.4 për qind; dhe produktet e industrive kimike me -0.4 për qind.

Ndërkaq, krahasuar tre mujorin e dytë të vitit të kaluar, çmimet e importit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej -3.9 për qind.

Rëniet më të mëdha sipas sektorëve ishin te produktet minerale me -17.3 për qind; metalet bazë dhe artikujt e tyre me -7.0 për qind; shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve me -5.7 për qind; tekstili dhe artikujt e tij me -3.6 për qind; pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike me -2.4 për qind; artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit me -1.3 për qind; mjetet e transportit me -0.4 për qind; instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës me -0.3 për qind; dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar me -0.2 për qind.

Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: vajrat ushqyese me 7.9 për qind; produktet bimore me 4.7 për qind; druri dhe artikujt e drurit me 3.1 për qind; produktet e industrive kimike me 1.2 për qind; këpucët me 0.6 për qind; artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani me 0.4 për qind; plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre me 0.1 për qind; dhe letrat dhe artikujt e saj me 0.1 për qind. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Përfundon periudha transitore për dinarin, analistët nuk presin zhvillime pozitive nga takimi i javës së ardhshme

Përfundon periudha transitore për dinarin, analistët nuk presin zhvillime pozitive nga takimi i javës së ardhshme

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Ekonomi
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Kalo në kategori