LAJMI I FUNDIT:

Ashtu si “Squid Game”, seriali i ri koreano-jugor “My Name” fillon të shikohet me të madhe në disa shtete

Ashtu si “Squid Game”, seriali i ri koreano-jugor “My Name” fillon të shikohet me të madhe në disa shtete

Një serial i ri korean shumë i suksesshëm, i cili është në rrugën e duhur për të fituar po aq vëmendje sa seriali gjerësisht i popullarizuar “Squid Game”, tani po transmetohet në Australi.

Me zhurmën e krijuar nga “Squid Game” që më në fund filloi të shuhet pasi u bë seriali më i shikuar i Netflix-it në mbarë botën, një dramë e re koreano-jugore e titulluar “My Name” mendohet të jetë hiti tjetër i madh.

Seriali me tetë episode flet për personazhin Yoon Ji-woo, e cila po kërkon hakmarrje pasi babai i saj gangster u vra me gjakftohtësi në ditëlindjen e saj të 17-të, shkruan DailyMail.

Ajo bashkohet me bandën Dongcheon, të drejtuar nga miku i babait të saj dhe shefi i krimit Choi Mujin, i cili e stërvit atë në palestrën e tij të arteve marciale.

Ji-woo më pas bashkohet me forcën e policisë së fshehtë ndërsa përpiqet të gjejë vrasësin përgjegjës për vdekjen e babait të saj, duke i çuar shikuesit në një udhëtim të egër.

Një tjetër serial i Koresë së Jugut ngjitet me shpejtësi në listat e shikueshmërisë në Netflix, “My Name” fillon t'i afrohet suksesit të "Squid Game"
Lexo po ashtu Një tjetër serial i Koresë së Jugut ngjitet me shpejtësi në listat e shikueshmërisë në Netflix, “My Name” fillon t'i afrohet suksesit të "Squid Game"

Seriali “My Name” u transmetua për herë të parë në Netflix më 15 tetor dhe tashmë ka fituar vlerësime mes shikuesve për kinematografinë, aktrimin dhe skenarin e tij të denjë.

Tashmë është ngjitur në Top 10 të serialet më të shikuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka marrë një vlerësim 8.0 në IMDb, që është vetëm 0.1 larg “Squid Game”, i cili në IMDb vlerësohet me notën 8.1.

“Squid Game” bëri histori kur Netflix lëshoi lajmin se 111 milionë abonentë në mbarë botën kishin parë tashmë serialin koreano-jugor.

Seriali është bërë një fenomen i kulturës pop dhe ishte një zgjedhje popullore e kostumeve për festën e Halloweenit këtë vit.

“Squid Game” ishte seriali numër një në Top 10-shen e Netflix-it në 94 vende anembanë globit, duke u bërë gjithashtu shfaqja e parë e Koresë së Jugut që u bë shfaqja më e shikuar në ShBA.

Madje, shkollat australiane po paralajmëronin prindërit që të mos i linin fëmijët e tyre të shikonin serialin me skena të dhunshme, sepse disa fëmijë ishin parë duke imituar skenat e tij.

Krijuesi i "Squid Game" thotë se nuk është aq i pasur sa lojtari 456 që fitoi lojën: Netflix nuk më pagoi ndonjë bonus për suksesin e serialit
Lexo po ashtu Krijuesi i "Squid Game" thotë se nuk është aq i pasur sa lojtari 456 që fitoi lojën: Netflix nuk më pagoi ndonjë bonus për suksesin e serialit

“Squid Game” trajton temën e një shfaqjeje imagjinare lojërash në të cilën personazhet e goditur nga varfëria konkurrojnë në një seri lojërash vdekjeprurëse për të fituar një çmim prej 50 milionë dollarësh.

Seriali përmban skena të tmerrshme të personazheve që u qëlluan në kokë me armë zjarri dhe disa të tjerëve që u merren organet për trafikim. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori