LAJMI I FUNDIT:

ASHMAA: Ndryshime të reja në Kodin Zgjedhor vetëm pesë ditë para fushatës zgjedhore

ASHMAA: Ndryshime të reja në Kodin Zgjedhor vetëm pesë ditë para fushatës zgjedhore

Dje Kuvendi, vetëm pesë ditë para fillimit të fushatës së zgjedhjeve, me procedurë të shkurtuar dhe pa debat, miratoi ndryshime në Kodin Zgjedhor. Qëllimi i ndryshimeve ishte përputhshmëria e dispozitave të Kodit Zgjedhor, por për fat të keq, është arritur e kundërta dhe është ngritur konfuzion dhe kontradikta të ligjeve të caktuara, veçanërisht në fushën e reklamave të paguara politike, reagojnë nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

Njëkohësisht, dispozitat të cilat kanë të bëjnë me përqindjen e shpërndarjeve të kohës së programeve informuese të transmetuesve publik dhe të kohës të transmetimit pa pagesë në “Kanalin Kuvendor” edhe  specifikat dhe këtyre zgjedhjeve ngelin të paqëndrueshme dhe të parregulluara.


Në qershor të vitit të kaluar Agjencia ka reaguar, ndërsa tani qëndron në qëndrimin se reklamat e paguara politike gjatë kohës së procesit zgjedhor nuk duhet të paguhen nga qytetarët./Telegrafi/