LAJMI I FUNDIT:

ASH: Vendosja e flamurit kombëtar në Kalanë e Ohrit, nuk ishte provokim

ASH: Vendosja e flamurit kombëtar në Kalanë e Ohrit, nuk ishte provokim

Partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët, ka reaguar në lidhje me vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në Kalanë e Ohrit dhe për ndalimin e dy personave për këtë rast.

Nga ASH thonë se vendosja e flamurit nuk ka pasur për qëllim provokimin e dikujt, por është vendosur për koreografi të grupit të valltarëve nga shoqata kulturore Arbëreshe, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Vendosja e Flamurit Kombëtar Shqiptarë në Kalanë e Ohrit nuk paraqet as shkelje ligjore e as rrezik për askënd,aq më pakë kur dihet se në Maqedoninë e Veriut,shqiptarët përbëjnë 1/3 e popullatës dhe janë popull autoktonë. Për ne si Aleancë shqetësues është fakti se kur bëhet fjalë për shqiptarët dhe simbolet e tyre kombëtare me keqardhje mundë të konstatojmë se aspak nuk ka ndryshuar logjika dhe mentaliteti diskriminues që ka qenë karakteristikë e sistemit komunistë jugosllavë dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Ata vlerësojnë se ky incident aspak nuk e ndihmon vendin në përcaktimin euro-atlantik dhe prishë imazhin e shtetit aspirante për anëtarësim në NATO dhe BE./Telegrafi/

MPB sqaron rastin e vendosjes së flamurit kombëtar në Kalanë e Ohrit, janë ndaluar dy persona
Lexo po ashtu MPB sqaron rastin e vendosjes së flamurit kombëtar në Kalanë e Ohrit, janë ndaluar dy persona