LAJMI I FUNDIT:

ASH: Qytetarët e Komunës së Tearcës të lënë në mëshirën e pushtetit lokal

ASH: Qytetarët e Komunës së Tearcës të lënë në mëshirën e pushtetit lokal

Partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët, përmes një kumtese për media ka reaguar në lidhje me gjendjen e ujit të pijshëm në Komunën e Tearcës.

Nga ASH thonë se derisa i tërë opinion publik është i kthyer nga krimi dhe korrupsioni të niveleve të larta shtetërore, banorët e komunës së Tearcës përballen me mungesën elementare të jetesës.


“Kjo komunë që sipas statistikave të vitit 2002 numëron mbi 20 000 banorë akoma nuk ka kanalizim dhe ujësjellës. Me 13 fshtatrat që gravitojnë në këtë komunë fuksionohet me ‘jama’ septike ndërsa në asnjërin prej tyre nuk është e zgjedhur çështja e ujësjellësit. Si pasojë kësaj gjendjeje, ka një numër të konsiderueshëm të prekurve nga infeksionet virale”.

“Qytetarët e Tearcës kanë nevojë për ndihmë urgjente prandaj së bashku me qytetarët e kësaj komune apelojmë deri te të gjithë faktorët relevantë, si Ministria e Ambientit, organet e pushtetit lokal, etj. Të merren seriozisht me këtë çështje sepse pasojat nga gjendja e krijuar mund të jenë të paparashikueshme”, thonë nga ASH./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori