LAJMI I FUNDIT:

ASH: Projekligji për organizimin e lojërave të fatit përmban 199 nene, asnjëri prej tyre nuk përmbush premtimet e VLEN-it për mbylljen e bastoreve

ASH: Projekligji për organizimin e lojërave të fatit përmban 199 nene, asnjëri prej tyre nuk përmbush premtimet e VLEN-it për mbylljen e bastoreve

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar publikisht ndaj projektligjit për organizimin e lojërave të fatit, që pritet të kalojë në Qeveri dhe Kuvend nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni VLEN.

Nga ASH thonë se ky projektligj përmban 199 nene, por asnjëri prej tyre nuk përmbush premtimet e dhëna nga koalicioni VLEN për mbylljen e bastoreve, reduktimin e pikave të bixhozit dhe ndalimin e lojërave online.

Reagimi i plotë:


VLEN premtoi se do t’i mbyllë bastoret dhe kazinotë, se do të ulë për së paku 50% numrin e objekteve ku luhet bixhoz, dhe se do të mbyllë lojërat online me interpretim autentik të ligjit.

Por sot realiteti është krejt ndryshe. Në vendin tonë ka mbi 1.400 pika bixhozi, dhe këto vetëm po shtohen. Sipas të dhënave financiare, të ardhurat vjetore të industrisë së lojërave të fatit arrijnë nga 800 milionë deri në 1 miliard euro, që përbën pothuajse një të katërtën e buxhetit shtetëror. E gjithë kjo ndodh me miratimin e heshtur ose aktiv të partnerëve shqiptarë në qeveri.

Këtë e dëshmon edhe Neni 4 i ligjit të ri, që legalizon dhe zgjeron çdo formë të bixhozit, përfshirë edhe përmes internetit:

Neni 4:
1. Lojërat e fatit mund të jenë lojëra të përgjithshme të fatit dhe lojëra të veçanta të fatit.
2. Lojërat e përgjithshme të fatit janë:
1) lojërat e fatit të tipit lotari;
2) lojërat elektronike të fatit;
3) lojërat shpërblyese;
4) lojërat interaktive të fatit;
5) lojërat e fatit në formë dhurate (giveaway).
3. Lojërat e veçanta të fatit janë:
1) lojërat në kazino;
2) lojërat në bastore;
3) lojërat në klubet me aparate elektronike.
4. Lojërat e fatit në internet përfshijnë të gjitha llojet nga pika 2 dhe 3, si dhe çdo formë tjetër të lojës ku pjesëmarrësi mund të luajë përmes rrjetit global të internetit.

Me këtë nen, jo vetëm që nuk ndalohet asnjë formë e bixhozit, por legalizohen të gjitha – në çdo format dhe në çdo platformë, duke përfshirë edhe lojërat përmes internetit, të cilat VLEN premtoi t’i mbyllte.

Kjo është një tradhti politike ndaj qytetarëve shqiptarë dhe një mashtrim i hapur elektoral.

Në vend që të mbronin shoqërinë, të rinjtë dhe familjet shqiptare nga shkatërrimi që sjell bixhozi, përfaqësuesit e VLEN-it po bëhen garant të ligjit që e legalizon dhe institucionalizon këtë industri.

Qëndrimi ynë është i qartë. Aleanca për Shqiptarët kërkon tërheqjen urgjente të këtij ligji, dhe poashtu,
refuzim të prerë nga ana e VLEN-it. Mos ju interesojnë vetëm hiset e përqindjeve por edhe interesi i popullit. Nëse nuk kanë kurajë ta kundërshtojnë publikisht, atëherë le të pranojnë hapur se e kanë tradhtuar besimin e shqiptarëve.

Aleanca për Shqiptarët

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshime në udhëheqjen e tri stacioneve policore pas ngjarjeve të fundit në Pejë, Klinë dhe Prizren

Ndryshime në udhëheqjen e tri stacioneve policore pas ngjarjeve të fundit në Pejë, Klinë dhe Prizren

Siguri
Çitaku kritikon Kurtin: Prania e Berishajt në Potoçari, poshtërim për Kosovën

Çitaku kritikon Kurtin: Prania e Berishajt në Potoçari, poshtërim për Kosovën

Politikë
FNSH zbarkon në Theth pas sulmit me molotov

FNSH zbarkon në Theth pas sulmit me molotov

Lajme
Rëndohet situata në Theth, hidhet molotov drejt bagerëve të shtetit

Rëndohet situata në Theth, hidhet molotov drejt bagerëve të shtetit

Lajme
Kurti në Bosnje: Srebrenica ishte paralajmërim për Kosovën dhe botën

Kurti në Bosnje: Srebrenica ishte paralajmërim për Kosovën dhe botën

Lajme
Pas raportit të psikiatrisë, vëllai i Liridona Ademajt: Naim Murseli po përpiqet ta zvarrisë procesin

Pas raportit të psikiatrisë, vëllai i Liridona Ademajt: Naim Murseli po përpiqet ta zvarrisë procesin

Drejtësi
Kalo në kategori