LAJMI I FUNDIT:

ASH: Parashkrimi nuk duhet të shërbejë si mundësi ikjeje nga përgjegjësia

ASH: Parashkrimi nuk duhet të shërbejë si mundësi ikjeje nga përgjegjësia

Nga partia opozitare Aleanca për Shqiptarët thonë se ikja nga përgjegjësia, gënjeshtrat dhe manipulimet janë fjalë identifikuese të BDI-së të cilat çdo herë e më shumë po i shoqërojnë funksionarët e lartë të kësaj partie. Kjo u dëshmua edhe njëherë me vetë faktin se, i akuzuari në rastin Titanik III, deputeti i BDI-së Ejup Alimi refuzoi të jep dëshmi në gjykatë.

Nga kjo parti theksojnë se pas 3 viteve, Ejup Alimi kujtohet se nuk duhet të jetë i ftuar si i akuzuar por si dëshmitar. Kjo vetëm se dëshmon që Ejup Alimit, i erdhi kjo ide si mënyrë e ikjes nga përgjegjësia dhe prolongimit të rastit.


“Ne si ASH kërkojmë nga organet gjyqësore të reagojnë dhe të mos lejojnë vjetërsimin e kësaj lënde dhe lëndëve të tjera ku kërkohet përgjegjësi penale nga funksionarë shtetëror, ashtu siç ndodhi me rastin “Trajektorja“ nga i cili rast shpëtoi ish kryeministri, Nikolla Gruevski.

Aleanca për Shqiptarët konsideron se parashkrimi është institut shumë i rëndësishëm juridik përmes të cilit pamundësohet ndjekja penale si dhe ekzekutimi i sanksionit penal pas kalimit të një periudhe të caktuar kohore, prandaj duhet të ndalohet shfrytëzimi i tij si mundësi nga ikja e përgjegjësisë. Ndërkaq, publikisht pyesim Ejup Alimin, pse nuk u kujtua më herët të thirrej si dëshmitar, kur rasti në fjalë është ndër të parët që PPS ka ngritur?!”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Nga atje shtojnë se ikja e përgjegjësisë mund të parandalohet vetëm nga organet gjyqësore, të cilat janë të obliguara që çdo rasti t’i qasen në mënyrë të pa anshme dhe me seriozitet, duke mos lejuar prolongime të pa arsyeshme. Kujtojmë se, Ejup Alimi është i akuzuar për prishje të materialit zgjedhor të vitit 2013, për të cilën vepër sipas Kodit Penal parashihen më së paku 5 vjet burg. Nga ky këndvështrim konsiderojmë se prolongimi i rastit bëhet me të vetmin qëllim blerje kohe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori