LAJMI I FUNDIT:

ASH e Ziadin Selës: Kongresi i Arben Taravarit është jo legjitim

ASH e Ziadin Selës: Kongresi i Arben Taravarit është jo legjitim

Përkrahësit e Ziadin Selës brenda ASH-së kanë reaguar ndaj pohimeve të sotme të ish-ministrit Azir Aliu, i cili në një konferencë për shtyp tregoi për shkeljet që janë bërë brenda partisë.

Nga kabineti i Selës thonë se dy ish-funksionar qeveritar dhe një anëtar i larguar, asnjëri prej tyre funksionar partiak e as kuvendar, tentuan të kontestojë të drejtën statutare të veprimit të Kryetarit të Kuvendit, anëtarëve të Kuvendit dhe gjithë anëtarëve dhe zyrtarëve të zgjedhur nga organet legjitime të partisë.


Prej atje në reagim thonë se “gjithçka që tha Azir Aliu është e pavërtetë dhe tentim për manipulim”.

“E para, Kuvendin e thërret Kryetari i Kuvendit, ndërsa sa për konsultim me kryetarin e partisë, e kemi pritur dy muaj të thërret Kryesinë, e kemi pritur me javë për takim, por paraprakisht edhe jemi konsultuar. Jolegjitim dhe ilegal është tubimi i thirrur në Kumanovë ku nuk pati as ftesë, as procesverbal, as vulë, as firmë, as edhe një procedurë statutare. Sa i takon Kongresit, atë e thërret Kryetari i partisë, ose 2/3 e kuvendarëve. Kongresin e thirrën 2/3 e kuvendarëve të pranishëm në Kuvendin e vetëm legal të thirrur nga kryetari i Kuvendit, Ziadin Sela”.

Aliu: Shumicën në Kongres, në Kuvend dhe në Kryesi të ASH-së e ka Arben Taravari
Lexo po ashtu Aliu: Shumicën në Kongres, në Kuvend dhe në Kryesi të ASH-së e ka Arben Taravari

“Për falsifikime të nënshkrimeve dhe kuvendarëve është dëshmitarë i gjithë opinioni, përmes dëshmive të vetë kuvendarëve të cilët edhe publikisht dolën dhe treguan se nënshkrimi i tyre është keqpërdorur në Kumanovë nga njerëz të paautorizuar. E kjo, po që paraqet vepër penale. Sa për të ashtuquajturin Kongres të cilin e kanë thirrur, dje për sot, ka një sërë shkeljesh. Në radhë të parë nuk janë ftuar delegatët e Kongresit, as zyrtarët më të lartë, as deputetët, as shumica e delegatëve, që tregon se po përgatitet falsifikimi i radhës”.

“Përveç kësaj, në nenin 28 të Statutit thuhet se me punimet e Kongresit, deri në momentin e zgjedhjes së kryesisë së punës, udhëheq Sekretari i përgjithshëm. Kush do ta hapë dhe udhëheq të ashtuquajturin Kongres që do të mbahet sot? Duam të njoftojmë mbarë opinionin, anëtarët e Aleancës për Shqiptarët dhe delegatët e Kongresit, se mbledhja e sotme është jolegjitime dhe jolegale. Kongresi i vetëm legal mbahet të dielën, më 18 shkurt, me fillim në ora 13:00 në sallën e Operas dhe Baletit në Shkup. Çdo thirrje tjetër është shkelje statutare dhe mbledhje joligjore”, thuhet në reagimin e zyrës së ASH-së që mbështet Ziadin Selës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori