LAJMI I FUNDIT:

Asgjësohen 510 fidanë dhe 2760 bimë të dyshuara narkotike në Shkodër, shpallet në kërkim 65-vjeçarja që kujdesej për to

Asgjësohen 510 fidanë dhe 2760 bimë të dyshuara narkotike në Shkodër, shpallet në kërkim 65-vjeçarja që kujdesej për to

Policia e Shtetit ka njoftuar të enjten se ka përfunduar faza e pestë e operacionit policor të koduar “Alpe të pastra”, zhvilluar nga Komisariati i Policisë Shkodër.

Reklama

Sipas njoftimit, gjatë dy ditëve të zhvillimit të kësaj faze, u angazhuan 40 forca policore dhe u përdorën tre dronë, për kontrollin e territorit malor të disa fshatrave.

Si rezultat i kontrolleve thuhet se u gjetën dhe u asgjësuan në total 510 fidanë dhe 2760 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

“Në ditën e parë të kësaj faze, u asgjësuan 460 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Lotaj, njësia administrative Shalë.

Në ditën e dytë të kësaj faze, u asgjësuan 2300 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në territorin e fshatit Pepaj, njësia administrative Shosh, si dhe 510 fidanë të mbjellë në kubikë”, thuhet në komunikatën për media.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se falë përdorimit të dronëve, në fshatin Lotaj është konstatuar një shtetase që po kujdesej për bimët e dyshuara narkotike.

“Nga verifikimet e kryera u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetases A. M., 65 vjeçe. Vijon puna për kapjen e saj. Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon”.

“Policia e Shkodrës apelon për të gjithë banorët e zonave malore të qarkut dhe për të gjithë fermerët që të mos përfshihen në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe të denoncojnë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, çdo indicie që mund të kenë për këtë veprimtari kriminale”, thuhet mes tjerash. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon çka gjeti brenda manastirit të Banjskës dhe përreth tij

Policia tregon çka gjeti brenda manastirit të Banjskës dhe përreth tij

Siguri
Deputeti gjerman i reagon Vuçiqit: Nuk duhet të shohim atë nëse viktimat janë shqiptarë apo serbë, por pse duhet të vriten

Deputeti gjerman i reagon Vuçiqit: Nuk duhet të shohim atë nëse viktimat janë shqiptarë apo serbë, por pse duhet të vriten

Lajme
Gjithçka nga beteja e së dielës në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës  dhe tre sulmues serbë

Gjithçka nga beteja e së dielës në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues serbë

Lajme
Gjesti human i policëve të Kosovës, i ofrojnë ndihmë mjekësore serbit të plagosur në veri

Gjesti human i policëve të Kosovës, i ofrojnë ndihmë mjekësore serbit të plagosur në veri

Lajme
Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës tregon për gjendjen e policit të plagosur

Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës tregon për gjendjen e policit të plagosur

Lajme
Policia: Aksioni në Banjskë vazhdon, arrestohet një tjetër sulmues me uniformë ushtarake

Policia: Aksioni në Banjskë vazhdon, arrestohet një tjetër sulmues me uniformë ushtarake

Lajme
Kalo në kategori