LAJMI I FUNDIT:

Arton Zekaj i pavendosur, dëshiron të paraqitet për Serbinë por e pranon se ka thirrje nga Kosova: Do të luaj për ata që më duan

Arton Zekaj i pavendosur, dëshiron të paraqitet për Serbinë por e pranon se ka thirrje nga Kosova: Do të luaj për ata që më duan

Arton Zekaj ende nuk është i vendosur se për cilën Përfaqësuese të luaj.

Talenti shqiptar nga Kosova, i lindur dhe rritur në Beograd ka qenë pjesë e grupmoshave të Serbisë nga U15 deri më U17 dhe kapiten i tyre.


Por lojtari ka kohë që nuk është ftuar nga Përfaqësuesja serbe dhe kjo gjë e ka revoltuar atë.

18-vjeçari këtë vit është transferuar në kampionatin francez tek skuadra Lille, ku është paraqitur edhe në një ndeshje në Ligue 1.

Në skenë për t’i fituar shërbimet e tij është futur në garë edhe Kosova.

Zekaj me fanellën e skuadrës franceze Lille

Zekaj është i lindur dhe rritur në Serbi, por që prindërit e tij janë shqiptarë nga Kosova.

Në një intervistë për Kurir, Zekaj ka folur për mos ftesën e serbëve për të në ndeshjet e fundit edhe pse ishte kapiten.

“Është e vërtetë që kam qenë kapiten dhe nuk jam ftuar në ndeshjet e fundit. Nuk e di çfarë të them, kamë qenë në dispozicion të elektorëve por që nuk kishte thirrje”.

“Nuk e di çfarë ka ndodhur. Jam kontaktuar nga selektori Ilija Stolica dhe më tha se dëshironte t’i provonte disa lojtarë të tjerë. Por edhe pasi provuan lojtarët mua nuk më ka ardhur asnjë ftesë”, deklaroi Zekaj.

Zekaj sa ishte pjesë e grupmoshave të Serbisë

E kjo mos ftesë nga ekipet përfaqësuese serbe duket se e kanë shtyrë lojtarin të mendojë t’i bashkohet Kosovës, vendlindjes së prindërve të tij.

“Kam një telefonatë nga Kosova, më kanë kërkuar të luaj për ta. Do të luaj për ata që më duan më shumë, do të doja të vazhdoja me ata që kam nisur, por nëse nuk më duan nuk kam se çfarë të bëjë”, tha Zekaj.

Në pyetjen se nëse do të ketë dy oferta nga Serbia dhe Kosova, cilën do të zgjidhte, Zekaj është përgjigjur se do të vazhdonte me serbët.

“Unë do të luaja për Serbinë, unë kam lindur dhe jam rritur, kam kaluar nëpër të gjitha grupmoshat dhe natyrisht se do të luaja për ta”.

“Prindërit e mi kanë lindur në Kosovë. Nëse nuk do të kem ftesë nga Serbia atëherë do të luaj për Kosovën”, deklaroi Zekaj.

18-vjeçari po shfrytëzon thirrjen e Kosovës për t’i bindur serbët ta ftojnë në Përfaqësuese, por natyrisht që pasi këtyre deklaratave të tij ai nuk do të jetë i mirëpritur nga tifozët e Kosovës që ta veshë fanellën e Përfaqësueses sonë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori