LAJMI I FUNDIT:

Artisti shqiptar ofron ‘terapi’ me portrete të pikturuara me kafe – bëhet lajm në mediat botërore

Artisti shqiptar ofron ‘terapi’ me portrete të pikturuara me kafe – bëhet lajm në mediat botërore

Artisti shqiptar David Kryemadhi bën furçën e tij me kafe dhe skicon me kujdes fytyrën e një klienti kafeneje, me shpresën që oferta e një portreti falas të sjellë gëzim mes ankthit të pandemisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shumë shqiptarë i konsiderojnë kafenetë si një institucion jetik dhe i karakterizojnë shumicën e ditëve me dalje për kafe.


Madje, siç vlerësohet më tej, vendi me 2.8 milionë banorë ka një nga numrat më të lartë të kafeneve në botë për kokë banori.

“Arti dhe kafeja ndihmojnë shumë njerëz”, ka thënë Kryemadhi për AFP në qytetin bregdetar të Durrësit.

“Momenti i qetësisë dhe reflektimit gjatë pikturimit të një portreti ndihmon personin tjetër të fitojë vetëbesim dhe ta shohë botën me një sinergji pozitive”.

Kryemadhi përdor kafen si bojëra uji, duke kompozuar portrete – duke shtuar ujë për të krijuar nuanca të ndryshme.

Dhe për të gjetur subjekte për të pikturuar, ai fillon biseda me klientët përpara se të ofrojë një portret falas.

“Më bëri shumë mirë”, tha studentja Alexsandra ndërsa priste që portreti i saj të thahej.

“Unë gjej në këtë pikturë të gjitha emocionet e mia, mundimet e mia, mendimet e mia”.

Ndërkohë Eva Allushi nga Universiteti i Durrësit shpjegon se kafenetë në Shqipëri janë “një formë thelbësore e jetës shoqërore” ku njerëzit ndihen të lirë të shprehen.

Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë, vendi ka afërsisht 600 kafene për 100,000 njerëz — një nga më të lartat në botë.

Kryemadhi tha se shpresonte se portretet e tij do të ndihmonin në zbutjen e një pjese të stresit të shkaktuar nga koronavirusi në Durrës, një zonë që ende po shërohet nga një tërmet shkatërrues në 2019 që vrau dhjetëra dhe la mijëra të tjerë të pastrehë.

“Arti i kafesë është një nga terapitë më të suksesshme”, vlerëson Kryemadhi.

“Ndihmon për të kapërcyer situata të vështira si ato të përjetuara me këtë pandemi ose me tërmet”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori