LAJMI I FUNDIT:

Arti modern nga Lindja e Mesme: Poezia, piktura, fotografia dhe ekzili

Arti modern nga Lindja e Mesme: Poezia, piktura, fotografia dhe ekzili

“Kur je në vatrën tënde, nuk e çmon vatrën: nuk e ndien rëndësinë dhe intimitetin e saj, por kur të privojnë nga vatra, ajo shndërrohet në një nevojë dhe një epsh, sikur të ishte qëllimi përfundimtar i tërë udhëtimit”, ka thënë Mahmoud Darwish (1941-2008), transmeton Telegrafi. Më poshtë mund të shihni vepra të artistëve të ekspozuara në Muzeun Britanik. Përmes syve të pesë artistëve, eksplorohet ekzili.

CANAN TOLON: Ka lindur në Stamboll në vitin 1955. Studioi arkitekturën dhe dizajnin në SHBA, para se vazhdonte karrierën në artet pamore. Është një nga artistet më të famshme të Turqisë, e njohur për kompozime dhe instalime dramatike arkitekturore. Ajo u sëmur me poliomielit dhe kaloi fëmijërinë në një spital në Francë për fëmijët me aftësi të kufizuara, tërësisht e pavetëdijshme për botën përtej mureve. Efektet e polios dhe “ekzili” i saj në spital kishin ndikim të thellë në veprat artistike të Tolonit.


Pjesë nga seria “E ardhmja e papërkryer” (1986-99)

IPEK DUBEN: Shkollimi në shkencat politike dhe në sociologji informon për punën e saj. Që nga viti 1994 përqendrohet në identitet, dhunën në familje dhe migrimin. Këto vepra ekspozohen në mënyra të ndryshme, si instalime të lehta, me zë dhe video, si dhe në formën e librave.

“Refugjatët” (2010)

MONA SAUDI: U lind në Aman më 1945. Është një skulptore e njohur që shpesh përdor gurë nga Libani ose Jordania në punën e saj. Vizatimet e saj janë të lidhura fort me skulpturat dhe një seri është e frymëzuar nga poemat e poetit palestinez, Mahmoud Darwish. Ajo kishte menduar t’ia bëjë dhuratë për ditëlindjen e tij në mars të vitit 2009.

“Homazh për Mahmoud Darwishin” (1979), një seri veprash nga Mona Saudi

ABDALLAH BENANTEUR: U lind në Algjeri dhe aktualisht jeton në Francë. Është piktor dhe gdhendës dhe që ka krijuar libra artistik nga poezitë shumë e shkrimtarëve, përfshirë Mahmoud Darwishin.

“Zogjtë vdesin në Galile” (2001)

MIREILLE KASSAR: U lind në Liban më 1963, jeton e punon në Paris. Familja e saj është Mosuli dhe Mardini (Iraku dhe Turqia e sotme), por ikën gjatë masakrave otomane ndaj minoriteteve në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX. Puna e saj përfshinë piktura, vizatime, audio, filma, shkrime dhe instalacione. /Telegrafi/

Pamje nga ekspozita “Homazh Giottos/ Konferenca e zogjve” (2013)