Në emisionin e sontëm “Rruga Drejt” do diskutohet për qeverisjen e kryeministrit Nikolla Gruevski, njofton Alsat M.

Të ftuarit e gazetares Arta Tahiri janë Nikolla Gelevski aktivist politik, Ermira Mehmeti deputete e BDI-së, ndërsa të ftuarit të tretë Stefan Vllahov Micev nga “Manifesti maqedonas”, organizatë që mbron politikat e VMRO-së, iu kërkua të lëshojë studion e televizionit Alsat-M, për shkak të kërcënimeve dhe ofendimeve. Duke u larguar nga studio Vllahov Micev u kërcënua se do të vijë koha që shqiptarët nuk do të mund të flasin gjuhën e tyre në Maqedoni. /Telegrafi/