LAJMI I FUNDIT:

Arsovska: Taravari mund të merr vendime vetëm për Gostivarin jo edhe për Shkupin

Arsovska: Taravari mund të merr vendime vetëm për Gostivarin jo edhe për Shkupin

Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska ka reaguar kundër deklaratës së Arben Taravarit i cili më herët deklaroi se sipas tij do të shkëput bashkëpunimin me Qytetin e Shkupit, mirëpo pret një vendim nga kryesia e partisë.

“Nuk e kuptoj mendjemadhësinë dhe komentet e zotit Taravari, duke qenë se bashkëpunimi ynë ka përfunduar qysh dje. Ai personalisht mund të marrë vendime kadrovike në Gostivar, jo në Shkup. Nuk ka asnjë arsye për të bashkëpunuar me një person që sulmon, që nuk ka busull etike, që justifikon çdo formë dhune dhe sulmi me armë zjarri si në incidentin e mbrëmshëm dhe nxit tensionet ndëretnike. Shkupi është qytet i bashkëjetesës, solidaritetit, në të cilin bashkëqytetarët tanë duhet të jetojnë të qetë dhe të sigurt dhe të respektojnë njëri-tjetrin”, thuhet në reagimin e Qytetit të Shkupit.


I gjithë komentimi ndërmjet Taravarit dhe Arsovskës, vjen pas incidenteve të mbrëmshme që shkaktuan protestuesit e revoltuar maqedonas, në të cilën një person ka nxjerrë armën dhe ka shtënë në ajër për të mbrojtur pronën e tij, ndërsa ka rezultuar se është vëllai i një zyrtari në qytetin e Shkupit, përkatësisht i drejtorit të deridjeshëm të Higjienës Komunale, Zudi Koka nga radhët e ASh-së.

Taravari: Nëse është e vërtetë se drejtori i Higjienës komunale është shkarkuar, përfundon bashkëpunimi ynë me Danella Arsovskën
Lexo po ashtu Taravari: Nëse është e vërtetë se drejtori i Higjienës komunale është shkarkuar, përfundon bashkëpunimi ynë me Danella Arsovskën

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Lajme
Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Lajme
“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

Lugina
Kalo në kategori