LAJMI I FUNDIT:

Arsenali pëson edhe nga City me përmbysje (Video)

Arsenali pëson edhe nga City me përmbysje (Video)

Pas humbjes nga Evertoni me rezultat 2-1, Arsenali ka pësuar humbje me të njëjtin rezultat edhe ndaj Manchester Cityt.

Vendasit ishin më të mirë, posaçërisht në pjesën e dytë dhe kjo ishte një fitore e merituar nga ata.


Pjesa e parë filloi me golin e shpejtë të Theo Walcott në minutën e pestë.

Vendasit provuan të barazojnë rezultatin me anë të Raheem Sterling, Kevin De Bruyne, por nuk arritën të shënojnë dhe pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1.

Vetëm dy minuta pas fillimi të pjesës së dytë shënoi Leroy Sane dhe barazoi rezultatin në 1-1 dhe ky gol motivoi skuadrën e Pep Guardiolas.

Në minutën e 71-të Sterling shënoi golin e fitores, e gjitha kjo pas një pasimi magjik nga De Bruyne.

Pas kësaj fitore City ngjitet në vendin e dytë në tabelë me 36 pikë, shtatë pikë më pak se Chelsea, kurse Arsenali bie në vendin e katër me 34 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës nga Mançesteri është ndaj Hull Cityt, kurse Topçinjtë luajnë kundër West Bromit.

Vlen të theksohet se në këtë takim nga minuta e parë luajti Granit Xhaka. /Telegrafi/

https://twitter.com/afcvideo/status/810516823464615937