Arsenali raportohet se po përgatit kontratë të re për David Luizin, pasi disa bisedimeve disa javore.

Kontrata aktuale e mbrojtësi brazilian skadon më 30 qershor, derisa kishte një paraqitje katastrofale ndaj Manchester Cityt, ku fal dy gabimeve të tij, The Gunners pësuan golat.

Pasi pësuan humbjen 3-0 ndaj Citizens, David Luiz ka shprehur dëshirën e tij për të vazhduar kontratën e tij me skuadrën londineze.

Mbrojtësi kishte kaluar në vitin 2018 te Arsenali nga Chelsea për shumën e 10 milionë eurove, mirëpo forma e tij ka lënë shumë për të dëshiruar.

Ish-anëtari i Benficas që kur kaloi në Emirates, ka shkaktuar katër penallti dhe një numër të madh gabimesh në repartin defanziv.

Për vetëm një edicion, Luiz ka fituar 24 milionë euro te Arsenali, derisa Miekl Arteta besohet se nuk dëshiron të largoje dhe pritet t’i ofrojë edhe një vit kontratë. /Telegrafi/