Arsenali interesohet për Adem Ljajic

Calciomercato.com raporton se menaxheri i Topçinjve, Arsene Wenger, është duke shfaqur interesim për Ljajic.
22-vjeçari ishte në prag të kalimit te Manchester United në vitin 2010, por transferimi i tij dështoi për shkak të lejes së punës. Megjithatë ai tash mund të ketë një rast të dytë të luajë në Ligën Premier.
Arsenali mund të përdorë Lukas Podolskin për ta përfshirë në një marrëveshje shkëmbimi, edhe pse Wenger vazhdimisht thotë se gjermani nuk do të shitet. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
28/08/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate














































