eksperti ad

Skuadra e njohur angleze, Arsenal ka mbetur jashtë Ligës së Kampionëve për edicionin e ri.

Londinezët në ndeshjen e fundit për këtë vit në Ligën Premier u përballen me Evertonin duke shënuar fitore 3-1.


Vetëm pas tetë minutave lojë, Arsenal kaloi në epërsi nëpërmjet mbrojtësit spanjoll, Hector Bellerin.

Në minutën e 14-të, mbrojtësi francez Laurent Koscielny u ndëshkua me karton të kuq duke lënë skuadrën me 10 futbollistë në fushë.

Por kjo nuk i pengoi ‘Topçinjve’ që të shënojnë edhe golin e dytë nëpërmjet Alexis Sanchez.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e dyfishtë të Arsenalit 2-0.

Në pjesën e dytë, ishte sulmuesi belg, Romelu Lukaku që shënoi nga penalltia për Evertonin për ta ngushtuar epërsinë në 2-1.

Ndërkohë për rezultatin përfundimtar shënoi mesfushori uellsian Aaron Ramsey në minutën e fundit të ndeshjes.

Arsenali mbetet jashtë Ligës së Kampionëve, pas fitores së Liverpoolit.

‘Topçinjtë’ përfunduan stinorin në pozitën e pestë me 75 pikë të tubuara, një më pak se Liverpooli në të katërtën.

Ndërkohë Everton do të vitin tjetër në Ligën e Evropës pasi përfundoi në pozitën e shtatë. /Telegrafi/

telegrafi sport app