LAJMI I FUNDIT:

Arsenali dhe Manchester Unitedi ndahen në paqe në derbin e javës në Ligën Premier

Arsenali dhe Manchester Unitedi ndahen në paqe në derbin e javës në Ligën Premier

Arsenali dhe Manchester Unitedi kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Ligën Premier.

Topçinjtë nuk kanë arritur të vazhdojnë serinë e fitoreve, pasi janë ndalur me barazim në Emirates nga Djajtë e Kuq.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat patën rastet e veta.

Megjithatë, edhe përkundër rasteve, portat mbeten të paprekura dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Në pjesën e dytë, niveli i lojës u rrit dhe rastet e shpeshtuan, ndërsa të dyja skuadrat kërkonin golin e fitores.

Edinson Cavani (59’) dhe Alexandre Lacazette (66’) tentuan ta gjejnë golin, por pa pasur sukses dhe ndeshja në fund u mbyll me rezultat të bardhë 0-0.

Pas këtij barazimi, Unitedi mbetet i dyti me 41 pikë, ndërsa Arsenali zë vendin e tetë me 31 pikë.

Në ndeshjen e radhës, londinezët udhëtojnë te Wolves, ndërsa Unitedi e pret në shtëpi Southamptonin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Liga e Kampionëve
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori