Arsenal – West Ham, formacionet zyrtare të derbit londinez


Një tjetër derbi londinez e pret Arsenalit pasi atij të javës së kaluar ndaj Chelseat.
Skuadra e udhëhequr nga Unay Emery do të jetë nikoqir i West Hamit në Emirates Stadium.
Arsenali në këtë takim vije pas dy humbjeve radhazi në dy ndeshjet e para 0-2 nga City dhe 3-2 nga Chelsea.
Ndërkohë edhe rivali lokal i Topçinjve, West Ham United ende nuk ka shijuar pikët e para në këtë kampionat, duke pësuar 4-0 nga Liverpooli dhe 1-2 nga Bournemouth.
Tanimë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj sfide që pritet të fillojë nga ora 16:00.
Dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë në fushë nga minuta e parë për vendasit.
Formacionet zyrtare: Arsenal: Cech, Bellerin, Mustafi, Sokratis, Monreal, Guendouzi, Xhaka, Iwobi, Ramsey, Mkhitaryan, Aubameyang.
West Ham United: Fabianski, Fredericks, Dop, Balbuena, Masuaku, Sanchez, Wilshere, Snodgrass, Antonio, F. Anderson, Arnautovic. /Telegrafi/






































