Manchester City e ka fituar trofeun e Carabao Cup pasi ka mposhtur në finale Arsenalin me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Wembley.

Skuadra e Pep Guardiolas ka fituar trofeun e parë për këtë sezon qysh pa përfunduar muaji shkurt, pasi kanë triumfuar në Carabao Cup ndaj ekipit të Arsene Wengerit.


Golat në këtë takim për Qytetarët e Guardiolas shënuan nga Sergio Aguero (18'), Vincent Kompany (58') dhe David Silva (65').

Vlerësimi më i lartë në këtë ndeshje shkoi për Kompanyn dhe Silvan, të cilët u vlerësuan me notë 8.2.

Man City 2 Kompany duke festuar golin (Getty Images)

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi, i cili u notua me 5.0.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe futbollisti tjetër shqiptar, Granit Xhaka, i cili pati notën me të lart te Arsenalit, 6.9. /Telegrafi/ Arsenal:

notat city e1519583641921

Man City:

notat city 1 e1519583658159