LAJMI I FUNDIT:

Arrinë në 45 numri i të vdekurve nga tajfuni Mangkhut

Arrinë në 45 numri i të vdekurve nga tajfuni Mangkhut

Është rritur në 45 numri i të vdekurve nga rrëshqitja e tokës, të shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut si pasojë e tajfunit Mangkhut, në rajonin Cebu të Filipineve.

Sipas mediave lokale, kryetari i Njësisë së Menaxhimit të Fatkeqësive në Jebu, Baltz Tribunalo, ka thënë se pas rrëshqitjes së tokës në rajon, deri më tani nga rrënojat janë nxjerrë trupat e pajetë të 45 personave.


Tribunalo thotë se në rajon vazhdojnë punimet për kërkim dhe shpëtim të 34 personave të zhdukur.

Ministri i Mjedisit, Roy Cimatu, kërkoi pezullimin e punimeve për 15 ditë të guroreve që ndodhen rrëzë malit ku ndodhi rrëshqitja e tokës.

Dy fshatra të cilat ndodhen në afërsi të gurores së braktisur rrëzë malit, ishin bllokuar nga rrëshqitja e dheut. Si pasojë e tajfunit Mangkhut, i cili javën e kaluar goditi brigjet veriore të Filipineve, humbën jetën 81 persona.

Tajfuni i cili në ditën e parë arriti shpejtësinë deri në 255 kilometra në orë, të dielën humbi fuqinë e tij në Filipine ku shpejtësia e tij ra në 100 kilometra në orë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori