LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Vedat Muriqi do të transferohet në Serie A

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Vedat Muriqi do të transferohet në Serie A

Vedat Muriqi është njëri nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë, falë formës së mirë të treguar këtë edicion.

Sulmuesi kosovar ka shkëlqyer pas transferimit në Stamboll, duke përfunduar në listën e skuadrave të njohura evropiane.

26-vjeçari ka shënuar 15 gola e ka bërë gjashtë asistime duke rritur ndjeshëm çmimin e tij.

Tottenham Hotspur, Burnley, West Bromwich Albion, Stade Rennes, Napoli e Lazio janë skuadrat që pe duan Muriqin, por garën duket se e kanë fituar kryeqytetasit italianë.

Mediat turke kanë raportuar se tanimë dy klubet, Fenerbahçe dhe Lazio kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Muriqit në Serie A.

Biancocelestët kanë pranuar që të paguajnë shumën prej 20 milionë euro për transferimin e kosovarit në Olimpico.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka biseduar me lojtarin dhe agjentin e tij ku thuhet se ka një akord mes tyre.

Lazio ka qenë skuadra që ka insistuar më së shumti për Muriqin, pasi kryeqytetasit do të mbeten pa dyshen e sulmit Ciro Immobile dhe Felipe Caicedo.

Megjithatë Fenerbahçe nuk do t’i marrë të gjitha paratë nga shitja e Muriqit, pasi 15% e shumës do t’i shkojnë ish-skuadrës së prizrenasit Rizespor.

Kujtojmë që ditë më parë ishte agjenti i reprezentuesit kosovar që tha publikisht se dëshira e Muriqit është të luaj në kampionatin italian Serie A.

Në Turqi raportohet se Fenerbahçe tanimë ka gjetur zëvendësuesin e Muriqit dhe ai është ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ali Sowe që aktualisht luan në Bullgari me CSKA Sofjan. /Telegrafii/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori