LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja e rinovimit të Hysajt me Napolin, në pritje nënshkrimi

Arrihet marrëveshja e rinovimit të Hysajt me Napolin, në pritje nënshkrimi

Napoli dhe Elseid Hysaj kanë arritur në parim një marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Konfirmimi vjen direkt nga agjenti i mbrojtësit shqiptar, Mario Giuffredi, sipas të cilit, palët janë shumë pranë dhe ajo që mbetet për t’u bërë tashmë është vetëm hedhja e firmës.


Në një intervistë dhënë për radiot lokale, transmetuar nga SuperSport, përfaqësuesi i lojtarit të lindur në Shkodër, thekson: “Kemi arritur një marrëveshje për rinovimin dhe tashmë presim vetëm firmën. Duam që kjo gjë të finalizohet përpara ndeshjes me Milanin. Në kontratë do të jetë edhe një klauzolë që do ta bëjë të ditur vetë klubi”, thekson agjenti italian.

Hysaj afër rinovimit, Napoli i vendos një klauzolë marramendëse
Lexo po ashtu Hysaj afër rinovimit, Napoli i vendos një klauzolë marramendëse

Kushtet e kontratës së re që do ta lidhë mbrojtësin shqiptar me skuadrën e kaltër nuk janë bërë të ditur ende, por para e tij do të rritet ndjeshëm krahasuar me atë çka përfundoi në sezonin e shkuar, pasi Hysaj arriti të fitonte besimin e trajnerit Sarri duke i rrëmbyer vendin e titullarit mbrojtësit italian, Maggio.

Konkurrenca dhe numri i lartë i ofertave në afatit kalimtar veror, e detyruan klubin italian të ulej në bisedime për rishikimin e kontratës së lojtarit që në këtë mënyrë hedh poshtë çdo mundësi për largim.

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori