Arrihet marrëveshja, Cohen rikthehet në rolin e Freddie Mercuryt


Sacha Baron Cohen është pajtuar me anëtarët e mbetur të grupit “Queen” për të qenë pjesë e filmit për jetën e frontmenit të ndjerë, Freddie Mercury.
Në vitin e kaluar aktori kundërthënës u largua nga projekti pas mosmarrëveshjeve me anëtarët e gjallë të grupit rreth regjisë dhe zërimit.
Megjithatë, ata tashmë i kanë kaluar paqartësitë dhe filmi do të realizohet.
Për më shumë, Sacha Baron Cohen pos që do ta portretizojë Freddie Mercuryn, ai do të jetë producent, do ta shkruajë skenarin dhe do ta bëjë edhe regjinë e filmit.
“Kemi arritur ta bindim Sacha Baron Cohenin ta shkruajë, të bëjë produksionin dhe ta bëjë regjinë e filmit, po ashtu ai është pajtuar që të luajë në të”, ka deklaruar menaxheri i “Queen”, Jim Beach. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/03/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate













































