I shumëkërkuari u arrestua në aeroportin Maqedonia, në Selanik dhe ndaj tij ekzistone urdhër “i kuq”ndërkombëtar arresti me akuzen për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje, raportoi TCH.

Organet e policisë greke nuk japin ende të dhëna për identitetin e të arrestuarit, për arsye hetimi. Drejtoria e Policisë së Selanikut tha se “ai ka qenë dënuar me 24 vjet burg në mungesë nga Gjykata e Krimeve në Tiranë dhe megjithatë ka lëvizur në vende të ndryshme të Europës në këto 15 vjet.”


39 vjeçari u kap disa minuta para se të hipte në avion, në kohën kur u dyshua se pasaporta e tij britanike dukej e falsifikuar. /Telegrafi/