Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka postuar një video-incizim në rrjetin social Snapchat me armë zjarr.

Rasti ka ndodhur më 1 maj 2026 në ora 13:30 në Gjakovë.


“E dyshuara femër kosovare ka postuar një video-incizim në rrjetin social Snapchat me armë zjarri. Nga e dyshuara është konfiskuar arma-pistoletë me dy karikatorë të zbrazët”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/