LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet shoferi i kamionit që dyshohet se shkaktoi aksidentin në Klinë, ku vdiq një 35-vjeçar

Arrestohet shoferi i kamionit që dyshohet se shkaktoi aksidentin në Klinë, ku vdiq një 35-vjeçar

Është arrestuar shoferi i kamionit i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin me fatalitet, që ka ndodhur mesditën e së hënës në magjistralen Klinë- Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se i njëjti është dërguar në mbajtje.


Ndërsa, viktimë e këtij aksidenti është një 35-vjeçar i cili sipas policisë, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Një 35-vjeçar humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Krushevë të Klinës
Lexo po ashtu Një 35-vjeçar humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Krushevë të Klinës

“Klinë / 15.01.2024 – 12:55. Ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture dhe një kamioni. Si pasojë, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar vozitësi i veturës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa vozitësi i kamionin mashkull është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Aksidentin të hënën e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

“Rreth orës 12:52, ka ndodhur një aksident në magjistralen Klinë- Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion. Për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime”, ka deklaruar Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori